“Një automjet më aksidentoi lehtë mua dhe monopatinën time. Monopatina pësoi dëme materiale. A ma mbulon dëmin TPL-ja e atij mjeti“, është një tjetër pyetje e lexuesve të Sigurime.Online.
Përgjigjja është në varësi të shkakësisë.
Nëse raporti vërteton se shkaktar i aksidentit është automjeti, atëherë edhe dëmi i monopatina do të zhdëmtohet nga TPL-ja e automjetit.
Në policën siguruese TPL shprehet qartë:
Kontrata e sigurimit mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës që mund t’u shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve, si dhe përdoruesve të mjeteve jomotorike që lëvizin në rrugë.




