15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAustralia: Pool-i për risigurimin e cikloneve do të ulë primet e sigurimit...

Australia: Pool-i për risigurimin e cikloneve do të ulë primet e sigurimit të pronave

Qeveria Australiane ka finalizuar hartimin e një pool-i risigurimesh për ciklonet dhe dëmet e lidhura me përmbytjet, në vijim të konsultimeve mbi draft legjislacionin.

Mbi 880,000 polica sigurimi për banesat dhe bizneset e vogla në Australinë veriore pritet që të kualifikohen për mbulim nga ky pool risigurimesh për riskun e cikoleneve dhe dëmeve të lidhura me përmbytjet.

Ky pool do të reduktojë primet e sigurimeve deri në 2.1 miliardë dollarë për policat e sigurimit të banesave dhe të bizneseve të vogla për një periudhë dhjetë vjeçare. Pronarët e shtëpive në Australinë veriore pritet që të përfitojnë një reduktim të primeve të sigurimit prej 46%, ndërsa SME-të deri në 34% zbritje.

Pool i risigurimeve do të mbështetet nga një garanci 10 miliardë dollarëshe në vit dhe do të administrohet nga Pool Australian i Risigurimeve nga 1 korriku 2022.

Lexo edhe: Tërmetet e 2019-ës vazhdojnë “të hanë” miliona nga buxheti i shtetit/ Pse nevojiten “Pool-et në sigurime”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat