11.5 C
Tirana
Wednesday, December 3, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAskident në Rrugën e Arbrit, automjeti dhe furgoni përplasen ballazi: Siguracionet që...

Askident në Rrugën e Arbrit, automjeti dhe furgoni përplasen ballazi: Siguracionet që aktivizohen

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, mbi ‘Urën e Vashës’, pranë tunelit nr. 6, ku një automjet është përplasur me një furgon.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje për verifikime, ndërsa grupi hetimor po përcakton shkaqet e aksidentit.

Ajo që dihet është se sipas të dhënave paraprake, automjeti po udhëtonte drejt Tiranës, ndërsa furgoni drejt Dibrës.

Cilat janë siguracionet motorike, njohja e të cilave do të na ndihmonte për të ditur se kur dhe si aktivizohen në këtë rast (në rastin e siguracioneve vullnetare, nëse drejtuesit i kanë).

SIGURACIONET E DETYRUESHME, TPL

Sapo Policia të qartësojë dinamikën në vendngjarje dhe të caktojë fajësinë, TPL-ja e mjetit shkaktar do të aktivizohet për dëmet në palë të treta. Materiale dhe shëndetësore.

TPL-ja e autoveturës dhe e furgonit mbulojnë deri në 750.000 euro dëme pasurore dhe jopasurore në palë të treta.

Edhe sikur shkaktari të ketë qenë furgoni dhe në të të ketë patur pasagjerë, TPL-ja e tij do të mbulojë edhe dëmet e pasagjerëve.

Në rast se nga raporti policor fajësia do të gjykohet e përbashkët, ajo do të ndahej 50/50.

KASKO dhe MINIKASKO  

Siguracioni KASKO mbulon dëmet materiale edhe në mjetin shkaktar në rast përplasjeje me një objekt fiks ose të lëvizshëm.

Siguracioni KASKO do të mbulonte 90% të vlerës së dëmit total në mjetin shkaktar ndërsa dëmet e tjera do të mbuloheshin nëpërmjet TPL-së.

Mirëpo në rastin konkret, duke qenë se aksidenti ka ndodhur në një rrugë automobilistike mes dy mjetesh në lëvizje, edhe siguracioni MINIKASKO mund të zhdëmtonte dëmet materiale të mjetit shkaktar deri në 1 mln Lekë.

Ndërkaq TPL-ja e tij të mbulonte të gjitha dëmet ndaj të tretëve.

PO NËSE TË DY MJETET DO TË ISHIN NË BASHKËFAJËSI DHE TË DY ME MINIKASKO? 

Situatë e rrallë dhe rast interesant.

Në këtë rast shkaktari trajtohet me MINIKASKO (të cilën nuk mund ta ripërdorë përgjatë pjesës së mbetur të afatit të brendashkruar në kontratë sepse ofron 1 ngjarje në vit deri në 1 mln Lekë), ndërsa përfituesi, 50% e vlerës së dëmit trajtohet me TPL dhe 50% me MINIKASKO (pas kërkesës së përfituesit).

SHËNDETI I DREJTUESIT, siguracioni nga aksidentet personale ose një siguracion shëndeti, nëse i ka

Raportimet paraprake nuk flasin për dëme shëndetësore te drejtuesve të mjeteve.

Në rast se drejtuesi i mjetit shkaktar, i cili mbetet i pambuluar deri më tani nga siguracionet e listuara më sipër, do të kishte një siguracion shëndeti, dëmet në shëndetin e tij nga ky aksident do të merreshin po ashtu përsipër nga kompania siguruese.

Në rast të sigurimit të humbjes së jetës, SIGAL IG ka një produkt enkas për humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit.

Kurse në rast dëmtimesh trupore, çdo produkt tjetër i sigurimit të shëndetit në SIGAL e mbulon këtë rast, por më së shumti, më konkretisht, gjegjësi është sigurimi nga aksidentet personale.

TPL PLUS

Nëse hetimet e Policisë në vendngjarje zbulojnë se drejtuesi po drejtonte në gjendje të dehur, nën 0.5 mg/L, ose në rast se drejtuesi ka qenë duke drejtuar një mjet mbi fuqinë motorike të lejes së tij të drejtimit, dëmet materiale deri në 1 mln Lekë do të merren përsipër nga siguracioni TPL Plus nëse e ka një të tillë.

Këto ishin disa siguracione që nëse mjetet do t’i kishin, këtë përplasje që nga fotot paraprake nga vendngjarja duket të ketë kosto të mëdha financiare, të paktën për buxhetet e palëve të përfshira në aksident do ta bënte të pandjeshëm.

Të pandjeshëm, sepse barrën financiare të dëmshpërblimit do ta mbulonte siguracioni.

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat