15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetARRSH: Këto janë akset ku duhet të lëvizni me kujdes, përdorni zinxhirë...

ARRSH: Këto janë akset ku duhet të lëvizni me kujdes, përdorni zinxhirë dhe goma dimërore

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të natës. Sipas ARRSH reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin nuk kanë sjellë probleme për bllokim të qarkullimit të automjeteve.

Ndërkohë në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm ka pasur reshje dëbore.

Në këto akse drejtuesit e mjeteve këshillohen të bëjnë kujdes, duke respektuar sinjalistikën dhe duke u pajisur me me zinxhirë dhe goma dimërore.

Lexo edhe: Dëborë në male, temperaturat zbresin deri në -2°C/ Në këto zona priten shtrëngata

“Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve.

Reshje dëbore ka pasur në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm km i fundit.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Lexo edhe: Me Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA, udhëtimi me makinë i sigurtë edhe në dimër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat