Korça është kthyer në një prej destinacioneve turistike më të frekuentuara në Shqipëri, që mirëpret fluks vizitorësh në çdo stinë të vitit.
Qyteti i Serenatave, vijon të tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas edhe të huaj, të cilët gjejnë mjaftë tërheqëse klimën, bukuritë dhe traditën kulturore të këtij qyteti në juglindje të vendit.
Qyteti juglindor përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj.
Korça numëron rreth 110 monumente kulturore, që mbrohen nga shteti.
Por një tjetër faktor që e bën Korçën perfekte në këto ditë të nxehta vere është edhe klima.
Klima e Korçës bën pjesë në zonën e karakterit kontinental. Muaji më i ftohtë është janari me temperaturë mesatare 0,4 gradë celcius, ndërsa më i ngrohti është gushti me 20,6.
Po mendoni që së shpejti të vizitoni Korçën dhe nuk e dini ende se ku do të akomodoheni?
Shumë e thjeshtë për të vendosur, “Vila SIGAL Korçë”, vendi ideal për të shijuar siç duhet magjinë e qytetit juglindor.
I ndërtuar në vitin 1926 dhe i rikonstruktuar në vitin 2015, “Vila SIGAL Korçë” ofron çfarë ju duhet për disa ditë relaksi, qetësie dhe konmforti.
Çmimet? Minimaliste dhe konkurruese duke justifikuar plotësisht shërbimin e ofruar.
Rezervoni ditët tuaj të qëndrimit në Qytetin e Serenatave duke kontaktuar në:
Cel: +355 69 209 3813
E-mail: [email protected]
“Vila SIGAL Korçë” i fal gjithkujt ditë të paharruara dhe dëshirën për tu rikthyer përsëri aty!