SIGAL UNIQA Group Austria nuk është kompania e sigurimeve më e madhe dhe më e besuar në vend, por edhe ajo që paguan më shumë dëme.
Sipas raportit më të fundit nga AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2023, SIGAL UNIQA rezulton të ketë paguar tek klientëte saj 1,529 Miliardë Lekë ose rreth 15 milionë euro dëmshpërblime.
Pjesën më të madhe sigurisht që mbajnë Sigurimet e Jo-Jetës me mbi 13,3 milionë Euro, ndërsa pjesa tjetër është paguar nga SIGAL LIFE UNIQA.
DËMET NË SIGURIMET E JO-JETËS
DËMET NË SIGURIMIN E JETËS
SIGAL UNIQA Group Austria rezulton të ketë paguar gjatë vitit që lamë pas mbi 23% të totalit të dëmeve që kanë paguar 12 kompanitë e sigurimit në Shqipëri.
E themeluar në shkurt 1999 dhe gjithmonë pranë klientëve përmes produkteve të sigurimit novatore dhe unike për tregun shqiptar dhe rajonal, SIGAL UNIQA Group Austria ofron për mbi 1,2 milionë klientët e saj siguri, mbrojtje dhe garanci të standarteve evropiane.
Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2,400 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë me profesionalizëm në mbi 1,200 zyra në 3 shtete.
Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite aktivitet, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të SIGAL UNIQA përballë klientëve.
Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë këtij emri jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.