Shkurtohet koha e pritjes për rezervimin e takimeve për t’u pajisur me vizë pune në Gjermani.
Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar kriteret si mund të përfitohet viza e punës për kategoritë mjek, dado, duke përfshirë punonjësit e kualifikuar me diplomë të lartë të arsimit profesional dhe të vetëpunësuarit.
“Zyra e vizave informon se për kategoritë, si: Mjek; Au Pair (Babysitter/dado); Formim profesional; Karta Blu e BE-së/ Kualifikim i lartë; Ligji i emigrimit për punonjës të kualifikuar me diplomë të arsimit të lartë/ profesional; Kërkim shkencor; Vit social vullnetar; Praktikë/ Hospitalizim; Frekuentim shkolle; Të vetëpunësuar; Kurse gjuhe dhe Studime është bërë i mundur rezervimi e një takimi vet/personalisht. Në këtë mënyrë ju ofrojmë më shumë fleksibilitet në përzgjedhjen e takimit dhe shkurtojmë kohën e pritjes. Nëse takimet në një kohë të caktuar janë dhënë, ju keni mundësinë të rezervoni një takim në një moment tjetër, ndaj ju lutemi vizitojeni herë pas here faqen tonë të internetit”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.
Më tej shpjegohet se për aplikimin sipas §26 II Paragrafi V ( Rregulli për Ballkanin Perëndimor) nuk është i mundur rezervimi i takimit direkt.
“Ju lutemi, të interesuarit të regjistrohen në “Punësim sipas §26 II paragrafi V/ Rregulli i Ballkanit Perëndimor“. Persona të cilët regjistrohen në kategorinë e gabuar, nuk do të lejohen të aplikojnë. Ju lutemi, rezervojeni takimin vetëm nëse dokumentacioni juaj është i plotë sipas kritereve të fletëve informuese. Aplikimet me dokumentacion jo të plotë nuk do të pranohen”, citohet në njoftimin e ambasadës.
LEXO EDHE: “Shëndeti në Udhëtim”/ 68% e shqiptarëve zgjedhin SIGAL UNIQA, kompania që paguan më shumë dëme
Çfarë duhet të dish para se të trokasësh në ambasadën gjermane
Dua të shkoj për të studiuar, për punë apo bashkim familjar në Gjermani? Çfarë do të më kërkohet në ambasadë? A më duhet një Sigurim Shëndeti? A kërkohet polica e Sigurimit Covid-19?
Ambasada Gjermane
– Mbulim për shpenzime shëndetësore në shumën 30,000 Euro
– Ofrohet për studime, punësim apo bashkim familjar (3 mujore për bashkimet familjare dhe 6 mujore ose 1-vjeçare për studentët.
– SIGAL UNIQA ofron edhe mbulimin Anti-Covid