25.5 C
Tirana
Thursday, August 14, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiAON: Viti 2025 mund të jetë më i kushtueshmi

AON: Viti 2025 mund të jetë më i kushtueshmi

Aon-i, gjiganti global i risigurimit, publikoi sot raportin e fundit, Aon Global Catastrophe Recap.

Sipas raportit, humbjet ekonomike nga katastrofat natyrore arritën të paktën 83 miliardë dollarë amerikanë në tremujorin e parë të vitit 2025.

Humbjet e siguruara kaluan shifrën 53 miliardë dollarë, me një hendek sigurimi global prej rreth 35%.

Ky total nuk është vetëm më i lartë se sa viti paraardhës.

Totali i humbjeve tejkaloi ndjeshëm edhe mesataren e tremujorit të parë për shekullin njëzetë e një.

61 miliardë dollarë ishte mesatarja e çerekshekullit.

Hendeku i sigurimit rezulton ndër më të ulëtit të regjistruar ndonjëherë.

Kjo dëshmon një mbulim të lartë të humbjeve nga politikat e sigurimit.

Ngjarjet në SHBA përbëjnë 95% të totalit të këtyre humbjeve.

Në mesin e ngjarjeve më të kushtueshme veçohen zjarret e mëdha në Kaliforni dhe stuhitë e forta të përsëritura.

Të paktën gjashtë ngjarje, të gjitha në SHBA, kanë kaluar kufirin e 1 miliard dollarëve në humbje të siguruara.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat