“Aon”, një nga sigurueset kryesore globale, ka njoftuar zgjerimin e bashkëpunimit me “Moody’s Insurance Solutions”.
“Moody’s” është lider në analizimin dhe përpunimin e të dhënave të riskut dhe teknologjinë e re për industrinë e sigurimeve.
Bashkëpunimi i dy gjigantëve synon të përmirësojë menaxhimin e riskut dhe inovacionin në tregun e sigurimeve dhe risigurimeve.
Fokusi i këtij bashkëpunimi do të vijojë të jetë sektori e sigurimeve të përgjegjësisë (casualty), por tanimë jo vetëm.
Pas suksesit fillestar në risigurimin e përgjegjësisë, partneriteti mes “Aon” dhe “Moody’s” do të shtrihet tani edhe më tej: në sigurimet tregtare, duke ofruar kombinim njohurish mbi rreziqet e lidhura me klimën, rreziqet në rritje dhe produktet e reja e të personalizuara për situata specifike (peril products).
Bashkëpunimi kombinon teknologjinë e avancuar të njësisë së “Moody’s” për sigurimet e përgjegjësisë, që identifikon dhe modelon mbi 300 skenarë rreziku, me rrjetin global të Aon në tregjet tradicionale dhe alternative të kapitalit.
Qëllimi është shpërndarja më efikase e kapitalit dhe mbështetja e vendimmarrjeve më të mira për menaxhimin e portofolit të sigurimeve të klientëve.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt inovacionit në sektorin global të sigurimeve.