7.5 C
Tirana
Saturday, November 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAnticikloni Afrikan mbërrin në rajon, parashikimi i motit për ditën e sotme

Anticikloni Afrikan mbërrin në rajon, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë ashtu si tashmë prej disa ditësh do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti për sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Gjithashtu në orët e mëngjesit parashikohet prania e mjegullës së dendur apo mjegullinës në zonat luginore dhe jo vetëm.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 5-8m/s.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 20°C, në zona e ulëta 5 deri 28°C, në zona bregdetare 9 deri 26°C

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat