Popullata jonë është aktualisht e ekspozuar ndaj virusit të grupit dhe Covid19, të cilat e kanë rënduar situatën epidemiologjike në vend.
E të ndodhur në këto kushte ku siç thotë populli, ‘gripi po bën kërdinë’, pyetja që shtrojmë është, “a ndikon ky virus në shëndetin mendor?”.
“Mas kalimit të gjendjeve gripale, edhe të lehta, jo domosdoshmërisht të rënda, ose është aktivizuar një ankth i mëparshëm, ose ka shpërthyer për herë të parë problematika e lidhur me gjendjen e ankthit. Çrregullimi i gjumit, ndjesia e rëndesës në gjoks. Simptomat tipike të ankthit, marramendje, emocione si e mpirë, sikur si bën përshtypje asgjë e mirë. Pa arritur nivelet e një patologjie të rëndë, siç është depresioni.
Moshat e reja dhe moshat aktive 30-50 vjeç, e vuajnë më tepër gjendjen e ankthit, shkojnë në punë, janë më të ekspozuar ndaj grumbullimeve, ato e vuajnë më tepër, tërthorazi edhe ngarkesën që krijon në sistemin nervor.
Gjithmonë rekomandohet aktiviteti fizik. Nuk është ‘tangërllëk’, por është detyrim ndaj shëndetit”, thotë për Top Channel mjekja psikiatre, Arjana Reli.