20.5 C
Tirana
Thursday, September 25, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF: Zhvillimet në Tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive në 6-mujorin e...

AMF: Zhvillimet në Tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive në 6-mujorin e parë të vitit

AMF njoftoi zyrtarisht se në 6-mujorin e parë të këtij viti në Tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK), operuan 6 shoqëri administruese të licencuara nga AMF nga të cilat 4 janë me kapital vendas dhe 2 janë me kapital te huaj.

Numri i fondeve të investimit më 30.06.2025 arriti në 18, nga të cilat 4 janë fonde investimi alternative. Sipas analizës së të dhënave për tregun SIK më 30.06.2025, vlera neto e aseteve të tregut, arriti rreth 69.09 miliardë lekë ose (Euro 704 milionë) me një rritje prej 7,724 milionë lekë ose 12.59%, krahasuar me 31.12.2024.

Numri i investitorëve që kanë investuar në tregun SIK më 30.06.2025 është 41,418 me një rritje prej 9.61% krahasuar me 31.12.2024

Vlera e aseteve neto për fondet e investimit, me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike arriti vlerën 62.95 miliardë lekë ose (Euro 642 milionë) me një rritje prej 13.68% krahasuar me 31.12.2024.

Investimet në këtë treg u dominuan kryesisht nga investimet në tituj qeveritarë (bono thesari dhe obligacione), të cilat përbëjnë 83.84% dhe ndërkohë 5.79% janë investime në tregjet financiare ndërkombëtare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat