13.5 C
Tirana
Monday, December 1, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF: Tregu i sigurimeve rrit aktivitetin në 10-mujorin 2025

AMF: Tregu i sigurimeve rrit aktivitetin në 10-mujorin 2025

Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë 10-mujorit të parë të vitit 2025, si në sigurimet e jetës ashtu edhe në ato të jo-jetës.

Sipas të dhënave zyrtare, aktiviteti i sigurimeve të jetës është rritur me 10.92% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë janar–tetor 2025 janë nënshkruar 137,894 polica sigurimi jete, nga 124,318 që ishin në 10-mujorin e parë të një viti më parë.

Rritje ka shënuar edhe tregu i sigurimeve të jojetës. Në total, gjatë janar–tetor 2025 janë nënshkruar 1,246,498 kontrata sigurimi, ose 4.52% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, kur u regjistruan 1,192,645 kontrata.

Struktura e tregut vijon të dominohet nga sigurimet e jo-jetës, të cilat zënë 90.04% të volumit total, ndërsa sigurimet e jetës përbëjnë 9.96%.

Sa i takon dëmeve të paguara, 95.42% e tyre në 10-mujorin e parë të vitit 2025 i përkasin sigurimeve të jo-jetës, ndërsa 4.58% sigurimeve të jetës. Konkretisht, janë paguar 60,133 dëme në sigurimet e jojetës dhe 2,887 dëme në sigurimet e jetës.

Në sigurimet e jojetës, dëmet e paguara rezultojnë 4.97% më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat