14.5 C
Tirana
Monday, November 10, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF: Tirana, qendër botërore e sigurimeve gjatë javës 10-14 nëntor 2025

AMF: Tirana, qendër botërore e sigurimeve gjatë javës 10-14 nëntor 2025

Këtë javë, Tirana mirëpret ngjarjen më të rëndësishme të vitit në fushën e sigurimeve: javën e aktiviteteve të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS), e organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në bashkëpunim me IAIS.

Për herë të parë, Shqipëria bashkëorganizon këtë ngjarje prestigjioze globale, duke u renditur përkrah qyteteve që kanë pritur edicionet e mëparshme, si Tokio në vitin 2023 dhe Cape Town në vitin 2024.

Në datat 10–12 nëntor, zhvillohen mbledhjet teknike të komiteteve dhe takimet bilaterale, të fokusuara në nxitjen e mbikëqyrjes efektive, promovimin e parimeve dhe standardeve ndërkombëtare, si dhe mbështetjen e zhvillimit të produkteve të reja dhe praktikave më të mira në sektorin e sigurimeve.

Kryengjarja e javës është Konferenca Vjetore e IAIS, me temë “Navigating Uncertainty: Enhancing Societal Resilience Amidst Growing Complexity”, që mbahet më 13–14 nëntor.

Ajo mbledh në Tiranë rreth 530 përfaqësues nga autoritete mbikëqyrëse, kompani sigurimi dhe institucione financiare ndërkombëtare.

Në ditën e dytë të konferencës pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama.

Ky aktivitet synon të thellojë dialogun ndërkombëtar mbi qëndrueshmërinë dhe rezistencën e tregut të sigurimeve, në një realitet global gjithnjë e më kompleks dhe të ndërlidhur.

Drejtoresha e Përgjithshme e AMF-së, znj. Mimoza Kaçi, në publikimin zyrtar të AMF-së, e cilësoi këtë event si “një moment historik për Shqipërinë dhe për Autoritetin, që e pozicionon vendin tonë si një partner të besueshëm në fushën e rregullimit dhe mbikëqyrjes financiare”.

Për më shumë informacion mbi programin e plotë të javës: www.iais2025.com

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat