22.5 C
Tirana
Tuesday, August 26, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF: Përqindjen më të lartë në industri, 23.19% të dëmeve të jo-jetës...

AMF: Përqindjen më të lartë në industri, 23.19% të dëmeve të jo-jetës i paguan SIGAL

SIGAL Insurance Group forcon pozitën e saj si kompania më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, duke u renditur sërish në krye për shlyerjen e dëmeve në sigurimet e jo-jetës.

Vetëm në 7-mujorin e parë të vitit, SIGAL ka paguar 1,013,721,000 lekë dëme për 10,820 raste përfituesish.

Në të njëjtën periudhë, i gjithë tregu ka paguar 4,265,375,000 lekë dëme, ndërsa 23.19% e totalit i përket SIGAL-it.

Duhet theksuar, se sipas raportit 7-mujor të tregut të sigurimeve nga AMF, kjo është përqindja më e lartë në raport me tregun e pagesave të dëmeve.

Edhe për nga primet e shkruara bruto, kompania ruan primatin me 25.63% të tregut, duke konfirmuar jo vetëm besimin e klientëve, por edhe stabilitetin e saj financiar dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat