SIGAL Insurance Group vazhdon të dëshmojë se është garancia më e madhe dhe institucioni më i besuar në tregun shqiptar të sigurimeve të jetës.
Vetëm për 7-mujorin e parë të vitit, sipas raportit zyrtar të AMF, kompania ka paguar dëme për qindra përfitues në sigurimet jetës:
plot 121 raste të tilla.
Në të njëjtën periudhë, i gjithë tregu i sigurimeve të jetës ka shlyer dëme të konsiderueshme.
41.56% e totalit të këtyre dëmeve është mbuluar nga SIGAL, duke u renditur në krye të kompanive që qëndrojnë pranë klientëve në momentet më të vështira.
Edhe për nga primet e shkruara bruto, SIGAL mban një pozicion të fortë me 32.09% të tregut, duke konfirmuar besimin e qytetarëve dhe stabilitetin financiar të kompanisë.
41.56% e totalit të paguar për dëmet në tregun e sigurimeve të jetës e mbulon SIGAL INSURANCE GROUP.
121 raste përfituesish nga sigurimet e jetës në 7-mujorin e parë të vitit, janë 121 dëshmi jetike që heshtin çdo pretendim të kundërt:
SIGAL paguan shpejt, korrekt, me besnikëri, në përputhje me ligjin dhe kontratën e sigurimit dhe në kohë rekord, fill pasi është dorëzuar dokumentacioni i plotë i dëmit.
SIGAL konfirmon se do të jetë aty ku askush nuk do të mundet, kur duhet!