20.5 C
Tirana
Thursday, October 30, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF: SIGAL IG paguan më shumë se kushdo tjetër për dëmet në...

AMF: SIGAL IG paguan më shumë se kushdo tjetër për dëmet në pronë

Në tregun e sigurimeve të pronës nga zjarri, tërmetet dhe fatkeqësitë, SIGAL IG ka paguar 40.39% të totalit të dëmeve gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025, duke u renditur si kompania që ka peshën më të madhe të pagesave për dëmet në pronë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kompania ka regjistruar një rritje prej 50.93% të dëmeve të paguara, duke dëshmuar besueshmërinë dhe kapacitetin e saj financiar në mbulimin e humbjeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Në një treg ku operojnë tetë kompani sigurimesh, SIGAL INSURANCE GROUP mbulon pothuajse gjysmën e dëmeve të paguara, duke mbajtur po ashtu 37.76% të tregut për nga vëllimi i primeve të shkruara bruto.

Sigurimet e pronës, megjithatë, në Shqipëri mbeten ende në nivele të ulëta.

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025, vlera totale e primeve për sigurimet e pronës arriti në vetëm 23.16 milionë euro, me një rritje modeste prej 3.47% krahasuar me vitin e kaluar.

Ekspertët e tregut vlerësojnë se këto shifra dëshmojnë nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe bizneseve për rëndësinë e sigurimeve të pronës, në një kohë kur rreziqet natyrore po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe me pasoja të rënda ekonomike.

Në SIGAL IG, për vetëm 1 euro metri katror, mund të sigurohet prona fare lehtësisht për 45 sekonda online në sigal.com.al.

Dëmet e mbuluara përfshijnë ato të shkaktuara nga zjarri, rrufeja, eksplozioni, përplasja ose rënia e një avioni (pjesëve apo ngarkesës së tij), si dhe dëmet që ndodhin gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit ose si pasojë e prishjeve e lëvizjeve të lidhura me këto ngjarje, gjithnjë brenda kufijve të përcaktuar në policë.

Po ashtu, përfshihet edhe mbulimi ndaj dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat