Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, prezantoi në Komisionet Parlamentare Raportin Vjetor të veprimtarisë së AMF për vitin 2024, një vit me zhvillime pozitive në tregjet financiare jobankare.
Totali i aseteve nën mbikëqyrje arriti në 131 miliardë lekë, me rritje 17% krahasuar me vitin e kaluar.
Tregu i sigurimeve u zgjerua me një kompani të re, duke regjistruar rritje të aktiveve me 12% dhe ulje historike të dëmeve pezull.
Edhe tregjet e investimeve kolektive dhe të pensioneve private shënuan rritje përkatësisht me 22% dhe 20%.
Autoriteti, sipas raportimit, vijoi harmonizimin e kuadrit ligjor me direktivat e BE-së në kuadër të Kapitullit 9 “Shërbimet Financiare” dhe përgatit organizimin e Konferencës Botërore të IAIS, që do të mbahet në Tiranë në nëntor 2025.