AMF publikoi sot raportin e 10-mujorit të parë të vitit 2025, janar-tetor 2025.
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar–tetor 2025 kapën vlerën 22,397 milionë lekë, ose 10.53% më shumë se në janar – tetor 2024.
Gjatë periudhës janar – tetor 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,384,414 me një rritje prej 5.12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.65% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.32% dhe risigurimi me 0.030% .
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.92% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.08% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar – tetor 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,903 milionë lekë, ose 1.99% më pak se në janar – tetor 2024.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar – tetor 2025 kapën vlerën 5,278 milionë lekë, duke pësuar një ulje me rreth 0.35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – tetor 2025 arritën rreth 13,903 milionë lekë, ose 12.95% më shumë se në janar – tetor 2024.
Produkti MTPL e brendshme, në janar – tetor 2025, pati një rritje prej 13.97 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.47% krahasuar me janar – tetor 2024.
Produkti Karton Jeshil në janar – tetor 2025 pati një rritje prej 10.39% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 0.11% krahasuar me janar – tetor 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në janar – tetor 2025, pati një ulje 1.47% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar – tetor 2024 dhe numri i kontratave u ul me 1.77%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janar – tetor 2025 arritën rreth 8,493 milionë lekë, 6.79 % më shume se janar – tetor 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 6.58% krahasuar me janar – tetor 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – tetor 2025, patën një rritje me 4.97% kundrejt janar – tetor 2024.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar – tetor 2025 siguruan mbi 3,581 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.07%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 23.25% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar – tetor 2025, pati një rritje prej 4.53% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.92% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar – tetor 2024.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë janar – tetor 2025, arritën në rreth 1,201 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.67% në krahasim me janar – tetor 2024.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë janar – tetor 2025, arritën rreth 1,862 milionë lekë, ose 13.87 % më shumë se janar – tetor 2024.




