11.5 C
Tirana
Friday, January 30, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiAMF publikon raportin vjetor 2025: SIGAL IG paguan 26.02% të dëmeve totale...

AMF publikon raportin vjetor 2025: SIGAL IG paguan 26.02% të dëmeve totale të tregut të sigurimeve

Sipas raportit vjetor 2025 të AMF, për periudhën janar–dhjetor 2025, i publikuar sot, SIGAL IG zë 25.84% të tregut total të sigurimeve në Shqipëri, jetë dhe jojetë të marra së bashku, dhe paguajnë 26.02% të dëmeve, me 20,444 përfitues konkretë përgjatë vitit.

Në sigurimet e jetës, kompania zotëron 30.57% të tregut dhe ka paguar 41.84% të dëmeve, ose 133,915,000 Lekë (afërsisht 1.39 milionë euro) nga 320,070,000 Lekë (afërsisht 3.31 milionë euro) të totalit të tregut.

Në sigurimet jojetës, SIGAL IG ka 25.37% të primeve bruto dhe ka paguar 25.38% të dëmeve, ose 2,001,800,000 Lekë (afërsisht 20.7 milionë euro) nga 7,887,627,000 Lekë (afërsisht 81.6 milionë euro) të totalit të tregut me 8 operatorë.

43.06% e produkteve të sigurimit të SIGAL IG, janë produtke vullnetare, që dëshmon diversifikimin e suksesshëm të ofertës së saj, ndërsa tregu e ka 31.44% këtë mesatare.

Mbi 22.09 milionë euro, ose përkatësisht 2,135,715,000 Lekë u paguan nga SIGAL IG përgjatë vitit 2025.

Në siguracionet e tjera:

SIGAL IG paguan 1,390,355,000 Lekë (afërsisht 14.38 milionë euro) dëme në sigurimet motorike, nga të cilat:

  • 504,617,000 Lekë (afërsisht 5.22 milionë euro) në sigurimet e Kartonit Jeshil,
  • 95,704,000 Lekë (afërsisht 0.99 milionë euro) në sigurimet kufitare,
  • 388,169,000 Lekë (afërsisht 4.01 milionë euro) në sigurimet KASKO.

Kompania pagoi 41.98% të dëmeve totale të tregut në siguracionet e pronës nga fatkeqësitë natyrore, përkatësisht SIGAL IG pagoi 241,936,000 Lekë (afërsisht 2.50 milionë euro) për dëmet në pronë.

  • SIGAL IG pagoi 354,864,000 Lekë, 47.87% të totalit të tregut, për aksidente dhe shëndet.
  • SIGAL IG pagoi 70.9% të totalit të tregut, përkatësisht 215,150,000 Lekë për shëndetin në udhëtim.
  • SIGAL IG pagoi 306,959,000 Lekë, 46.52% dëme të tregut të paguara në sigurimin e sëmundjeve

Pagesa e shpejtë e dëmeve, brenda 14 ditëve pune nga dorëzimi i dokumentacionit, me korrektesë dhe përpikëri, sipas kontratave në fuqi dhe legjislacionit, mbetet filozofi e punës së kompanisë.

Përllogaritja e dëmeve bëhet sipas legjislacioni dhe një rregulloreje të qartë dhe kompania nuk ka deri më tani asnjë ankesë zyrtare, as në zyrat e kompanisë dhe as në Byronë e Ankesave pranë AMF, për mënyrën e trajtimit apo përllogaritjes së dëmit, ca më pak për refuzim pagesash të tyre.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat