19.5 C
Tirana
Tuesday, October 28, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF publikon raportin e 9-mujorit të vitit 2025 për tregun e sigurimeve

AMF publikon raportin e 9-mujorit të vitit 2025 për tregun e sigurimeve

Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka regjistruar rritje të fortë gjatë periudhës 9-mujore janar–shtator 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Vëllimi i primeve të shkruara bruto arriti në 20,183,215 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 10.37%, ndërsa numri i kontratave u rrit me 6.16%.

1,249,988 kontrata u regjistruan këtë 9-mujor.

Në veprimtarinë e sigurimeve Jo-Jetës, primet bruto arritën në 18,506,688 mijë lekë, me një rritje prej 10.10%, dhe numri i kontratave u rrit me 4.99% duke kapur 1,125,623 kontrata.

Ndërkohë, sigurimet e Jetës regjistruan një rritje më të lartë, me primet bruto që arritën 1,669,808 mijë lekë (+13.49%) dhe numri i kontratave u rrit me 18.04%, duke arritur 124,343.

Gjatë kësaj periudhe, janë paguar gjithsej 6,181,681,000 lekë dëme, vetëm 0.02% më pak se një vit më parë. Numri i dëmeve të paguara u rrit me 2,109 raste, duke arritur 55,670, nga të cilat 53,090 i përkisnin sigurimeve Jo-Jetës dhe 2,580 sigurimeve të Jetës.

Këto janë të dhënat zyrtare të publikuara nga AMF, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat