11.5 C
Tirana
Sunday, May 4, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF për tregun e sigurimeve në periudhën janar-mars 2025

AMF për tregun e sigurimeve në periudhën janar-mars 2025

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për Janar-Mars 2025 kapën vlerën 5,598 milionë lekë, ose 7.09% më shumë se në Janar-Mars 2024.

Gjatë Janar-Shkurtit 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 347,838 me një rritje prej 11.90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.45% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.48% dhe risigurimi me 0.071% .

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.56% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.44% të totalit të tregut.

Gjatë Janar-Mars 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,921 milionë lekë, ose 3.77% më pak se në Janar-Mars 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për Janar-Mars 2025 kapën vlerën 1,203 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 5.34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë Janar-Marsit 2025 arritën rreth 3,384 milionë lekë, ose 12.18% më shumë se në Janar-Mars in 2024.

Produkti MTPL e brendshme, në Janar-Mars 2025, pati një rritje prej 12.94 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.17% krahasuar me Janar-Mars 2024.

Produkti Karton Jeshil në Janar-Mars 2025 pati një rritje prej 9.23% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 19.79% krahasuar me Janar-Mars 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në Janar-Mars 2025, pati një rritje 0.51% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me Janar-Mars 2024. Edhe numri i kontratave u ul me 1.10%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë Janar-Mars 2025 arritën rreth 2,215 milionë lekë, 0.14 % më shumë se Janar-Mars 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 15.70% krahasuar me Janar-Mars 2024.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë Janar-Mars-it 2025, patën një ulje me 3.48% kundrejt Janar-Mars-it 2024.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë Janar-Mars it 2025 siguruan mbi 860milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.40%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.64% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë Janar-Mars it 2025, vihet re një ulje prej 13.42% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 8.08% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me Janar-Mars it 2024.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë Janar-Mars it 2025, arritën në rreth 387 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.49% në krahasim me Janar-Mars it 2024.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë Janar-Mars it 2025, arritën rreth 531 milionë lekë, ose 13.67 % më shumë se një vit më parë.

Pagesat e dëmeve gjatë Janar-Mars 2025 u ulen me 3.77% krahasuar me Janar-Mars 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,454 milionë lekë, apo 75.70% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat