24.5 C
Tirana
Monday, July 28, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF: Ndryshimet në tregun e sigurimeve të Jetës

AMF: Ndryshimet në tregun e sigurimeve të Jetës

Primet e shkruara bruto

12.33% u rrit në drejtim të primeve të shkruara bruto industria e sigurimeve për 6-mujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2024.

Në primet e shkruara bruto të sigurimeve të ndryshme të Jetës u vunë re ndryshime të rëndësishme në tre drejtime kryesore:

Tregu i jetës së debitorit shënoi rritje, duke kaluar nga 77.38% në 79.77%.

Shuma në Lekë e vëllimeve të primeve të shkruara bruto në jetën e debitorit u rrit nga 794,333 mijë Lekë në 919,866 mijë Lekë.

Jeta në grup pësoi rënie. Përqindja ra nga 5.57% në 4.00%, ndërsa vlera në Lekë zbriti nga 57,161 mijë Lekë në 46,080 mijë Lekë.

Edhe jeta me kursim shënoi rënie. Përqindja zbriti nga 6.95% në 5.72%, ndërsa shuma nga 71,394 mijë Lekë në 65,949 mijë Lekë.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2025, 79.77% të sigurimeve të Jetës e zënë sigurimet e Jetës së Debitorit, 5.72% Jeta me Kursim, 3.08% Jeta e Kombinuar, dhe të tjerat 11.44%.

Dëmet e paguara

Në drejtim të dëmeve të paguara, te Sigurimet e Jetës për 6-mujorin e parë të vitit 2025 u shënua totali 189,961 mijë Lekë të paguara në 6-mujorin e parë të viti, rritës krahasuar me totalin 164,922 mijë Lekë që ishte për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vëllimin më të madh për vitin 2025 e zënë dëmet e Jetës së Debitorit, 45.04%, që në përqindje nga viti i shkuar për periudhën e parë 6-mujore ka një rënie prej 1.91% në raport me të tërën.

Flexi Plan (5.83%) dhe Jeta në Grup (5.29%) janë zërat e tjerë të dëmeve të paguara të sigurimeve të Jetës për 6-mujorin e parë të vitit 2025.

13.36% më shumë u pagua në sigurimet e jetës për 6-mujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i kontratave 

Edhe numri i kontratave të nënshkruara në Sigurimet e Jetës u rrit me 15.49% në 6 mujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përkatësisht, 6-mujori i parë i këtij viti regjistron 84,729 kontrata të ndryshme të Sigurimit të Jetës në krahasim me 73,363 të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Rastet e dëmeve të paguara 

1,734 ishin rastet e dëmeve të paguara në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Në të njëjtën periudhë të 1 viti më parë ishin 1,915 raste.

66.67%, rënien më të madhe, nga 6 në 2 raste, e patën sigurimet e shëndetit në udhëtim.

Jetë e kombinuar (100%) nga 2 në 4 raste për 6-mujorin e parë të këtij viti krahasuar me vitin paraardhës, dhe Jetë në Grup, nga 14 në 23 (64.29%) ishin dy zërat me rritjen më të madhe.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat