9.5 C
Tirana
Friday, March 27, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF konsultim me grupe interesi për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe procesin...

AMF konsultim me grupe interesi për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe procesin e integrimit evropian

Për herë të parë AMF organizon tryezë gjithëpërfshirëse konsultimi me grupet e interesit për nismat ligjore në kuadër të integrimit evropian.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi për herë të parë një tryezë të gjerë diskutimi me grupet e interesit për 3 projektligje që lidhen me Kapitullin 6 “Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare” të Acquis të Bashkimit Evropian. Tryeza zhvillohet në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ.
Autoriteti ka një rol të rëndësishëm lidhur me Kapitullin 6 për aspektet që lidhen me tregjet e rregulluara të kapitalit. Takimi u përshëndet nga Znj. Blerta Rama, Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe njëkohësisht negociatore për Kapitullin 6. Kjo tryezë kishte për qëllim nxitjen e dialogut ndërinstitucional dhe me palët e interesit, në funksion të sigurimit të një procesi sa më cilësor dhe gjithëpërfshirës.
Gjatë takimit u prezantuan dhe u diskutuan tre nisma ligjore kryesore: Projektligji ‘Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare’, Projektligji ‘Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”, Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”.
Në tryezën e diskutimit morën pjesë përfaqësues nga sektori financiar bankar dhe jo bankar, përfshirë shoqata përfaqësuese të këtij sektori, institucione publike dhe aktorë të tjerë të tregut, të cilët dhanë komente dhe sugjerime mbi projektligjet e hartuara.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vlerësoi kontributin e të gjithë pjesëmarrësve dhe ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit me aktorët e tregut dhe partnerët institucionalë për hartimin e një kuadri ligjor efektiv, në funksion të avancimit të procesit të integrimit evropian.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat