Ditën e premte, më 11 prill 2025, siç njoftohet në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Bordi i Autoritetit shqyrtoi dhe vendosi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare dhe miratimit të pjesëmarrjes influencuese të aksionarit të ri të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.