Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Mimoza Kaçi, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhomat e Tregtisë të Ballkanit Perëndimor.
Ngjarja mblodhi aktorë kryesorë të biznesit dhe institucioneve financiare të rajonit për të diskutuar mbi investimet dhe zhvillimin ekonomik.
Në panelin “Qasja në financa dhe mundësitë për investime”, të moderuar nga Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, znj. Kaçi prezantoi zhvillimet dhe sfidat e tregjeve jobankare në Shqipëri.
Ajo theksoi nismat për rritjen e aksesit në financë, zgjerimin e instrumenteve financiare dhe rolin e tregut të kapitaleve.
Znj. Kaçi vuri në dukje rëndësinë e edukimit financiar, digjitalizimit dhe mbështetjes për NVM-të.
Ajo nënvizoi se bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrja e AMF-së dëshmon angazhimin institucional për modernizimin dhe rritjen e qëndrueshmërisë së tregjeve financiare jo bankare.




