Allianz Commercial ka sjellë një platformë të re që ndihmon bizneset të identifikojnë dhe menaxhojnë rreziqet lidhur me klimën.
Mjeti Climate Adaptation & Resilience Services (CAReS) u mundëson kompanive të vlerësojnë ekspozimin ndaj rreziqeve fizike klimatike dhe të planifikojnë strategji për uljen e tyre në periudha të ndryshme kohore.
Ky produkt vjen në një kohë kur humbjet globale të lidhura me ndryshimet klimatike po rriten.
Në vitin 2024, humbjet ekonomike totale nga katastrofat natyrore – përfshirë përmbytjet, stuhitë me erë dhe breshër – arritën në 327 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa humbjet e sigurimeve ishin 138 miliardë dollarë.
CAReS kombinon një platformë të bazuar në të dhëna me ekspertizën e brendshme të Allianz për këshillimin e rrezikut.
Ai përkthem rreziqet klimatike në matje të ndikimit fizik dhe financiar për çdo vendndodhje dhe portofol asetesh më të gjërë.
Përmes një procesi të strukturuar në pesë hapa, bizneset mund të identifikojnë vendet me ekspozim të lartë ndaj 12 rreziqeve klimatike – përfshirë stuhitë tropikale, përmbytjet, zjarret në pyje, breshërin dhe nxehtësinë ekstreme – duke përdorur një panel kontrolli që tregon nivelet e rrezikut.
Mjeti jep parashikime për katër periudha: tani, 2030, 2050 dhe 2080.
Michele Williams, drejtuese globale e Allianz Risk Consulting në Allianz Commercial, për Insurance Business theksoi se pyetja nuk është nëse një kompani do të preket nga rreziqet klimatike, por kur.
“Asnjë industri nuk është e imunizuar ndaj rreziqeve si përmbytjet, thatësira, stuhitë apo zjarret. Të gjithë kujtojmë pasojat e rënda nga ngjarje si zjarret në LA apo uraganët në SHBA. Bizneset ndërpriten dhe humbjet ekonomike dhe të sigurimeve arrijnë në qindra miliarda dollarë në vit,” tha Williams.
Sjellja në treg e CAReS nga Allianz Commercial përkon me gjetjet e Allianz Risk Barometer 2025, i cili rendit ndryshimet klimatike si rrezikun e pestë më të rëndësishëm për bizneset globale.
Rritja e shqetësimeve për ndikimin e motit ekstrem, presionet rregullatore dhe shqetësimet në zinxhirin e furnizimit kanë ngritur çështjet klimatike nga rreziqe afatgjata strategjike në sfida operacionale afatshkurtra në shumë sektorë.
Këto shqetësime mbështeten edhe nga të dhënat e fundit për humbjet nga katastrofat natyrore.
Sidomos aktiviteti i zjarreve në pyje është intensifikuar në shkallë dhe frekuencë. Allianz ka vërejtur se zjarret prekin gjithnjë e më shumë jo vetëm zonat rurale, por edhe ato urbane dhe industriale, duke sjellë ngjarje më komplekse të humbjeve.
Sezoni i zjarreve në Kaliforni për vitin 2025 vlerësohet të ketë shkaktuar dëme të sigurueshme midis 28 dhe 40 miliardë dollarë amerikanë, duke nënvizuar presionin në rritje financiar mbi siguruesit dhe ripërmbaruesit.
Michael Bruch, drejtues i Global ARC Advisory Services në Allianz Commercial, tha se rezistenca ndaj klimës duhet parë si një proces i vazhdueshëm.
“Duke menaxhuar në mënyrë proaktive rreziqet klimatike, mund të minimizoni ndërprerjet e mundshme në biznesin tuaj dhe të qëndroni një hap përpara,” tha Bruch.