-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAlarmi i FMN-së për fatkeqësitë natyrore në Shqipëri, masat e propozuara

Alarmi i FMN-së për fatkeqësitë natyrore në Shqipëri, masat e propozuara

Ndryshimet klimatike po kthehet në një problematikë serioze për Shqipërinë.

Në një raport të posaçëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar jep projeksione të zymta për vendin tonë, që në dy dekadat e fundit po njeh një frekuencë të shtuar të katastrofave natyrore.

Që prej vitit 1980, Shqipëria është goditur nga 35 katastrofa natyrore; mesatarisht 1 në vit.

Megjithëse frekuenca e katastrofave natyrore konsiderohet me e ulët sesa në vendet e Bashkimit Europian, impakti i secilës katastrofë është dy herë më i madh në përqindjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek gjithashtu një përqindje më të lartë të popullsisë.

Në raportin e FMN-së evidentohet se temperatura mesatare do të rritet, sëbashku me frekuencën e goditjeve nga valë të nxehti. Nga ana tjetër reshjet parashikohet të bien ndërsa frekuenca e rrebesheve do të rritet.

LEXO EDHESi ndikojnë ndryshimet klimatike në sigurimin tuaj

Por cilat janë pasojat e pritshme?

Nëse Shqipëria nuk merr masa që të amortizojë efektet e ndryshimeve klimatike, sipas FMN-së, pasojat mund të çojnë në humbje jetësh njerëzore, dëmtime dhe shkatërrime shtëpish.

Po ashtu, ato mund të shkaktojnë që popullsia dhe industria të humbasë aksesin në shërbime bazë si energjia elektrike, uji i pijshëm apo shërbim shëndetësor. Impakti projektohet të ndjehet edhe në turizëm ku valët e të nxehtit, mungesa e energjisë elektrike apo goditet e të nxehtit mund të largojnë turistët.

Çfarë propozon FMN

Shqipëria në fakt e ka një plan masash që synon t’i përgjigjet pasojave të pritshme nga ndryshimet klimatike. Por, sikurse evidenton FMN; mungon buxhetimi i tyre.

Në listën e propozimeve të FMN-së, për të siguruar të ardhura për mbështetjen e strategjisë propozohet një rishikim i skemës së taksimit të ndotjes, në mënyrë që të sigurohen fondet e nevojshme.

Masat që propozohen të merren janë plani i adaptimit të kontekstit të ri për 3 sektorët, ujë, energji e bujqësi.

Po ashtu, propozohet rishikimi i kodeve të ndërtimit, iniciativa ripyllëzimi të vendit, sistemimi i rrjetit kullues dhe vaditës të vendit, forcimi i argjinaturave të lumenjve e deri edhe shpërngulja e banorëve dhe aktiviteteve ekonomike në zona më të sigurta.

LEXO EDHE: Përgjegjshmëria kolektive dhe rëndësia e Sigurimit të Pronës në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat