15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAlarm në Evropë/ Mushkonjat bartin sëmundje vdekjeprurëse! A është kthyer malaria?

Alarm në Evropë/ Mushkonjat bartin sëmundje vdekjeprurëse! A është kthyer malaria?

Në Evropë ka filluar të përhapet alarmi se mushkonjat që bartin viruse si “denga” dhe “chikungunya” janë zhvendosur në pjesë të reja të kontinentit.

Paralajmërohet se ndryshimi i klimës, migrimi dhe ndryshimi i përdorimit të tokës, duket se po kontribuojnë në përhapjen e sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat në Evropë.

Drejtori i ECDC, Andrea Ammon paralajmëroi se Evropa mund të shohë më shumë raste dhe ndoshta më shumë vdekje nga sëmundje të tilla si: dengoja, Chikungunya dhe ethet e Nilit Perëndimor.

Dengoja zakonisht ka simptoma të lehta ose pa simptoma, por gjithashtu mund të shkaktojë temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe të vjella. Ethet e rënda të dengës mund të çojnë në gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve, dhimbje barku dhe, në disa raste, vdekje.

“Janë dy mushkonja, përhapja e të cilave në Evropë është më shqetësuese: mushkonja tigër aziatike, e cila mund të transmetojë viruset chikungunya dhe dengue, dhe mushkonja e etheve të verdha, e cila mund të transmetojë viruset denge, ethet e verdha, viruset chikungunya, zika dhe Nili Perëndimor.”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat