Qeveria britanike dërgoi një alarm prej 10 sekonda me tinguj dhe dridhje për të testuar një sistem të ri alarmi emergjence.
Alarmi u dërgua në pothuajse të gjithë telefonat e qytetarëve në Britani, edhe pse tek disa u dërgua me vonesë e tek të tjerë s’u dërgua fare.
Sistemi do të përdoret për të paralajmëruar për ngjarje ekstreme të motit, të tilla si përmbytje të shpejta ose zjarre, dhe mund të përdoret gjithashtu gjatë incidenteve terroriste.
Zëvendëskryeministri i sapoemëruar Oliver Dowden, i cili është në krye të sistemit, tha se do të përdoret vetëm në situatat kur ekziston një rrezik i menjëhershëm për jetën.
Në shumicën e rasteve ai do të synohet në zona shumë specifike dhe jo në të gjithë vendin dhe, sipas zyrtarëve, mund të mos përdoret për muaj apo vite.