13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAkulli, a është kjo një zgjidhje për arrestin kardiak? 

Akulli, a është kjo një zgjidhje për arrestin kardiak? 

Kardiologu Indrit Temali, i ftuar në Euronews Albania, u shpreh se bllokimi i arterieve të zemrës vjen nga shkaqe genetike, ose për shkak të stilit të keq të jetesës.

Kjo temë u diskutua pasi mesditën e kësaj të mërkure ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani pësoi arrest kardiak në ambientet e një lokali ku po konsumonte kafen me miqtë e tij.

Sipas kardiologut Telali, stili i keq i jetesës, përdorimi i drograve dhe predispozicioni gjenetik janë disa prej faktorëve që mund të rrisin shanset që një njeri i ri në moshë të pësojë arrest kardiak.

“Njihen bllokimet e arterieve që bllokojnë zemrën, qoftë edhe në moshat e reja për shkak të stilit të keq të jetesës. Duhani është një ves i përhapur tek të rinjtë, predispozicioni gjentik, përdorimi i kokainës, janë shkaqe që ndikojnë në shtimin e aritmisë së zemrës. Ezaurimi fizik deh stimulimi autonomic pra adrenalina e vazhdueshme dhe mospasja e një ekuilibri mes punës dhe pushimit janë faktorë inflamatorë, e mund të na ekspozojnë në hipertension ose aritmi,” -tha Telali.

I pyetur, për një teori që qarkullon se personat që pësojnë arrest kardiak mund të rikthehen në jetë nëse zhyten në akull, kardiologu u shpreh se ende nuk mund të flitet me siguri, pasi duhen studime të cilat do të mund të vërtetojnë këtë teori.
“Shkëncërisht nuk kemi të dhëna të tilkla, por dimë që kur person ii ka mbijetuar më parë një arresti kardiak i duhet evituar hipertermia, pra temperaturat e larta dhe duhet të ftohet nëse ekziston një rast i tillë. Kurse këtë metodën që mund të kthehet në jetë me akull ende nuk është provuar,” u shpreh kardiologu.

LEXO EDHE: Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat