Aksionet amerikane kanë pësuar rënie në mes të javës, pasi presionet inflacioniste në ekonomi nxitën shqetësimet rreth mbajtjes së normave të interesit për të frenuar rritjen e çmimeve.
S&P 500 u mbyll me 1.4%, duke shënuar me ditën më të keqe në pothuajse një muaj, ndërsa Nasdaq Composite i teknologjisë së rëndë humbi me 1.8%.
Këto lëvizje në tregjet e kapitalit erdhën pasi indeksi i çmimeve të prodhimit në SHBA që ndjek shitjet me shumicë, u rrit me një normë vjetore pre 6% në janar, nga 6.2% në dhjetor.
Investitorët kanë vëzhguar nga afër shenjat e inflacionit të vazhdueshëm dhe ekonominë ende të nxehtë të SHBA-së, me të dhënat e fundit që tashmë e kanë rritur nivelin në të cilin pritet të arrijnë kulmin e normave të interesit.
Rëniet e të enjtes pasuan fitime të lehta, pasi investitorët morën hapa më të fortë se sa pritej për shitjet me pakicë që pritej të rrisnin fitimet e koorporantave.
Indeksi i dollarit, i cili mat monedhën e gjelbër kundrejt një shporte minedhash të ngjashme, u lehtësua me 0,1%. Në tregjet e obligacioneve qeveritare, yield-i dyvjeçar i thesarit u rritr me 0.02%, duke reflektuar një rënie të çmimit, ndërsa yield-i standard 10 vjeçar u rrit me 0.06%.
Indeksi standard i aksioneve të Evropës Stoxx 600 dhe Dax i Gjermanisë përfunduan të dy 0.2 përqind më lart. CAC 40 i Francës ishte një performues i spikatur, duke u rritur me 0.9 për qind për të arritur një rekord të lartë brenda ditës.
Nafta e papërpunuar Brent, hoqi dorë nga fitimet e mëparshme për të tregtuar 0.3% më të ulët në 85.06 dollarë për fuçi dhe ËTI, standardi i SHBA, ra 0.2% në 78.43 dollarë për fuçi.
Indeksi Hang Seng i Hong Kongut u rrit 0.8%, ndërsa CSI 300 i Kinës humbi 0.7%.