Aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar, vihet në pranga 21-vjeçari.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:10, në autostradën “Laç-Mamurras”.
Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet E. B., ka përplasur një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar.
“Si pasojë e përplasjes, këmbësori rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë. Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 21 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.