Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në vendin e quajtur Portëz, ku një person që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e goditjes, burri ka rënë në tokë duke pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy siguracionet që duhen njohur patjetër:
Nëse raporti policor do të nxjerrë fajtor automjetin, siguracioni i detyrueshëm motorik do të marrë përsipër dëmin material dhe jomaterial të shkaktuar ndaj çiklistit, përfshirë edhe trajtimet shëndetësore dhe dëmshpërblimet e parashikuara sipas ligjit. Një siguracion TPL mbulon deri në 750 mijë euro dëme, materiale dhe jomateriale.
Siguracioni i aksidenteve personale, do të aktivizohej në mbrojtje të çiklistit për shpenzime spitalore deri në 150 mijë Lekë në mënyrë të menjëhershme, pa pritur fajësinë ose jo të shkaktarit të aksidentit. Në rast dëmtimesh më të rënda ky siguracion dëmshpërblen deri në 3 milionë Lekë për raste vdekjeje ose paaftësi të përhershme të plotë.




