13.5 C
Tirana
Tuesday, November 4, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiAksidenti tragjik në minierë, kujtesë se fatkeqësitë në punë mund të prekin...

Aksidenti tragjik në minierë, kujtesë se fatkeqësitë në punë mund të prekin këdo

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në minierën e Theknës në Martanesh, ku humbi jetën 62-vjeçari, administrator i subjektit minerar, rikujton me dhembje se aksidentet në punë nuk kursejnë askënd.

As punëtorët dhe as drejtuesit.

Edhe ata që kujdesen për sigurinë e të tjerëve, shpesh bëhen vetë viktima të fatkeqësisë.

Ky rast fatkeq duhet të shërbejë si një alarm i fortë për të gjithë sektorët e punës, veçanërisht në ato me risk të lartë si industria minerare, ndërtimi apo transporti: sigurimi nga aksidentet në punë, i punëtorëve të të gjitha niveleve me vështirësi, është domosdoshmëri dhe e drejte e gjithkujt.

Askush nuk është i paprekshëm përballë rrezikut, prandaj përgjegjësia për sigurinë duhet të jetë e përbashkët: e punëdhënësve, e punëmarrësve dhe e institucioneve që mbikëqyrin zbatimin e standardeve të mbrojtjes në punë.

Në SIGAL INSURANCE GROUP, sigurimi nga aksidentet mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme të mundshme.

Përllogaritja e primit dhe njëkohësisht sigurimi mund të kryhen lehtësisht edhe online në SIGAL.com.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat