13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti te mbikalimi i Saukut që tronditi Tiranën, dinamika e gjithë ngjarjes

Aksidenti te mbikalimi i Saukut që tronditi Tiranën, dinamika e gjithë ngjarjes

Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e 9 marsit pasi aksidenti tragjik në mbikalimin e Saukut u mori jetën tre të rinjve.

Makina tip Audi Q8 me të cilën udhëtonin të rinjtë drejtohej nga 20 vjeçari Klevis Rucaj, “fluturoi” nga mbikalimi i Saukut dhe përfundoi poshtë në autostradën Tiranë-Elbasan mbi kofanon e një mjeti tjetër tip Honda.

Janë bërë publik edhe emrat e dy vajzave që humbën jetën e që ndodheshin në një makinë me Rucaj.

Ato janë identifikuar si Erisilda Abedini, 22 vjeçe,  banuese në Tiranë dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Dinamika e aksidentit

Mësohet se automjeti tip “Audi” drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Rucaj.

I riu vinte me automjet nga autostrada e Farkës në drejtim të rrethrrotullimit ku edhe ka dalë nga rruga.

Pasi ka thyer barrierat metalike, automjeti ka rënë në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, duke goditur një makinë “Honda” me drejtues Q.K, 60 vjeç.

Të plagosur

Qemal Kurti, 60 vjeç, drejtues i “Honda”

Alda Kurti, 51 vjeçe, pasagjere te “Honda”

O.K, 24 vjeç, pasagjer te “Honda”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat