Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së martës në Durrës, ku një makinë u përplas me një ciklomotor.
Dy vëllezër, 15 dhe 13 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmë në Durrës.
Teksa po udhëtonin me një çiklomotor të drejtuar nga babi i tyre, familja e komunitetit rom është goditur nga një makinë e drejtuar nga Xhoni Muço, 23 vjeç i cili ka rezultuar të ketë qenë në gjendje të dehur.
15-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa sot ka humbur jetën në spital edhe 13-vjeçari.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 22:55 në lagjen nr. 14 në Durrës.
Lexo edhe: Statistikat e aksidenteve, sa të sigurt jemi në rrugët e Shqipërisë?