Aksidenti i paradites së djeshme në zonën “Shallvareve” në Tiranë, ku një urban i “Unazës” mori përpara disa makina, ishte lajm i ditës në të gjithë mediat.
Në aksident u përfshinë 11 automjete, ndërsa të lënduar mbetën tetë persona dhe u shkaktuan mjaft dëme materiale.
mësohet se shoferi i urbanit, Agron Xhafa, është arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave te qarkullimit rrugor, si shkaktar i aksidentit.
Kujtojmë që pas testeve të alkoolit të kryer nga policia tek të gjithë personat e përfshirë, asnjë nuk rezultoi pozitiv.
LEXO EDHE: VIDEO tjetër nga aksidenti i shumëfishtë në Tiranë, eksperti: Faji i drejtuesit të autobusit