Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kryeqytet. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të liqenit artificial ku automjeti me drejtues A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues Y. R.
Për pasojë, jetën në vendngjarje e ka humbur një nga drejtuesit e mjeteve, A. Sh, student në Akademinë e Sigurisë.
“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Tiranës.