Rreth 1000 aksidente rrugore janë regjistruar vetëm në 7 muajt e parë të vitit.
Në shërbimin e traumës në kryeqytet, urgjencat me të aksidentuar janë të shumta.
Në një intervistë për Euronews Albania, kirurgu ortoped Ilir Hasmuça shprehet se numri i urgjencave në muajt e verës ka ardhur në rritje.
Ndërkohë që krahas aksidenteve rrugore, në stinën e verës shtohen edhe lëndimet gjatë ushtrimit të sporteve ujore, ku shumica e pacientëve janë adoleshentë ose të rinj.
Mjekët ortopedë apelojnë për kujdes të shtuar në këto muaj nga përdoruesit e rrugës në mënyrë që të ketë sa më pak aksidente.
LEXO EDHE: Të dehur në timon/ Droga dhe alkooli, shkak për aksidente. Kujdes!