15.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet rrugore dhe kostot financiare/ Çobaj: Dëmi kolosal që mund të paguani...

Aksidentet rrugore dhe kostot financiare/ Çobaj: Dëmi kolosal që mund të paguani nëse jeni të pasiguruar

Numri i aksidenteve rrugore sa vjen dhe rritet ndërsa bashkë me to është shtuar edhe numri i të dëmtuarve në to.

 

Në gusht 2024 kishte gjithsej 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), me një rritje prej 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Për 8 mujorin janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, me rritje 41% me bazë vjetore. Nga këto aksidente janë dëmtuar gjithsej gati 1500 persona, ose 40% më shumë se një vit më parë.

Por aksidentet rrugore kanë edhe kosto të larta financiare.

 

Çfarë duhet të dimë rreth sigurisë së mjeteve dhe sa kushton një aksident rrugor, në rast se mjeti nuk është i pajisur me siguracion? 

 

Në qofte se përfshiheni në një aksidentet dhe jeni shkaktarë të aksidentit dhe nëse jeni të pasiguarar do të jeni gjithë jetën, me shumë mundësi, debitorë të kompanisë së sigurimit, e cila trajton dhe pastaj me regres i kthehet shkaktarit.

Imagjinoni sikur ju për 18 mije lekë nuk e keni bërë sigurimin dhe duhet që të ribursoni një vlerë dëmi deri në 700 mijë euro”, thotë për SCAN TV Besnik Çobaj, Drejtor i Departamentit të Sigurimit Motorik në SIGAL UNIQA.

LEXO EDHESa do të paguajmë për sigurimin e makinës? Drejtori i Sigurimit Motorik në SIGAL UNIQA shpjegon gjithçka

 

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË TË PRONARIT TË MJETIT MOTORRIK (TPL)? LIMITET E PËRGJEGJËSISË, MBULIMET…

 

TPL ose “Sigurimi i Detyrueshëm i automjetit” do të thotë Përgjegjësia Civile e Pronarit/përdoruesit të Mjetit Motorike për dëmët e shkaktuara palëve të treta dhe i korrespondon kontratës së sigurimit të detyrueshëm në Shqipëri për qarkullimin e mjetit motorrik.

 

ÇFARË MBULON SIGURIMI I DETYRUESHËM I MJETIT MOTORIK?

 

Sigurimi i detyrueshem i mjetit motorrik mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit te mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës.

 

Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rruge, vete strukturave te rrugës dhe pasurive përreth si psh koshi i plehrave, shtyllat, dyqanet etj).

 

LIMITET E PËRGJEGJËSISË

 

Sigurimi TPL është sigurim përgjegjësie dhe sigurim solidar, që ka për qëllim që të paguajë dëmet që shkaktohen të tretëve nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit ose problemet në rrugë.

 

Duhet dalë e qartë se çfarë rrezikohet nga mungesa e një sigurimi TPL. Gjoba që vendoset nga policia është gjëja më minimale që mund të ndodhë në rast mospajisje me TPL.

 

Për një autoveturë, pronari/drejtuesi i mjetit rrezikon deri në 55 milionë lekë të reja pagesë dëmesh, që do ti kërkohen nga kompania përgjegjëse e sigurimit që ka paguar të demtuarit.

 

Për një furgon apo autobus për transport pasagjerësh, rrezikon deri në 150 milionë lekë pagesë dëmesh.

 

Për kamionë që tranportojnë lënddë të rrezikshme, rrezikon deri në 200 milionë lekë pagesë dëmesh.

 

A ËSHTË E NDALUAR TË QARKULLOJMË PA QENË TË SIGURUAR?

 

Mjetet motorike nuk mund të qarkullojnë në rrugë dhe vende publike, pa qenë të siguruara sipas normave të dispozitave në fuqi për përgjegjësinë civile ndaj të tretëve.

 

Cilido që qarkullon pa qenë i siguruar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë si dhe është i detyruar të paguajë të gjithë dëmet e shkaktuara gjatë përdorimit te mjetit motorrik.

 

A MBULOHEN VETËM DËMET E NDODHURA NGA AKSIDENTET NË SHQIPËRI?

 

Jo vetëm në territorin e Republikës të Shqipërisë, por edhe në territorin e Republikës te Kosovës.

 

NËSE NË NJË AKSIDENT KA DISA TË DËMTUAR, A MBULOHET DHE VETË I SIGURUARI?

 

TPL mbulon dëmet e pasagjerëve të dy mjeteve si dhe dëmet e drejtuesit të mjetit përfitues, por nuk mbulon dëmet e shkaktuara drejtuesit të mjetit shkaktar të aksidentit.

 

NË CILAT RASTE KONTRATA E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM NUK MBULON TË SIGURUARIN?

 

TPL nuk mbulon dëmet kur drejtuesi nuk ka patentën e duhur për mjetin që po drejton.  P.sh, nëse me Patentë të Klasit B drejton një autobus.

 

Kjo i jep të drejtën shoqërisë të sigurimit pasi ka paguar dëmin ndaj palës të tretë të dëmtuar ti drejtohet shkaktarit të dëmit për kthimin e shumës dëmit të paguar plus interesa e shpenzime.

 

E njëjta gjë ndodh, kur drejtuesi i mjetit drejton mjetin nën ndikimin e alkolit, lëndëve narkotike apo psikoaktive, në momentin e aksidentit, është pa leje drejtimi (patentë), përdor mjetin jo sipas destinacionit të tij, shkakton dëmin qëllimisht, aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit, për të cilat drejtuesi ka qenë në dijeni.

 

Në rast të humbjes së të drejtave që rrjedhin nga kontrata MTPL, siguruesi që ka paguar palën e dëmtuar legjitimohet që ti kërkojë shkaktarit (pronarit/drejtuesit përgjegjës) të gjithë vlerën e dëmshpërblimit të paguar.

 

NËSE PËSON DËMTIME AKSIDENTALE NGA NJË MJET I PASIGURUAR PËRFITON DËMSHPËRBLIM?

 

Nëse dëmtoheni nga një drejtues mjeti motorrik i pasiguruar me kontratën e sigurimit të detyrueshëm, ju përfitoni dëmshpërblim nga Fondi i Kompensimit.

 

Fondi i Kompensimit ka për qëllim pagesën e dëmeve ndaj pronës dhe ndaj personit, të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë për:

 

a) dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të pasiguruara dhe dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të paidentifikuara, përjashtuar rastet për të cilat i dëmtuari dëmshpërblehet drejtpërdrejt nga shoqëria e sigurimit;

 

b) pagesën e dëmshpërblimit ndaj pasagjerit në rastet kur pronari i një mjeti motorik në transportin publik nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve;

 

c) rastet e likuidimit apo falimentimit të shoqërisë së sigurimit.

 

CILAT JANË RASTET KUR DËMTOHEMI NGA NJË DREJTUES MJETI I PASIGURUAR DHE DËMSHPERBLEHEMI DREJTPËRDREJT NGA SHOQËRIA E SIGURIMIT?

 

Shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionet e entit kompensues si sigurues i drejtpërdrejtë i palës së tretë të dëmtuar për trajtimin dhe pagesën e dëmeve ndaj pronës apo ndaj personit të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë për:

 

a) dëmet ndaj pronës dhe/ose personit që ndodhet në mjetin motorik të siguruar, shkaktuar nga mjeti motorik i pasiguruar, si dhe/ose personave që ndodhen në mjetin motorik të pasiguruar;

 

b) dëme ndaj personit që ndodhet në mjetin motorik të siguruar, shkaktuar nga mjeti motorik i paidentifikuar.

 

KUJT DUHET TI DREJTOHEMI ME KËRKESË PËR DËMSHPËRBLIM NË RAST AKSIDENTI?

 

Pala e dëmtuar ka të drejtë që të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës i pronarit të mjetit shkaktar aksidenti. Kërkesa për dëmshpërblim mund të paraqitet me shkrim ose në rrugë elektronike.Kërkesa për dëmshpërblim përfshin dëmshpërblimin e dëmeve ndaj pronës dhe/ose ndaj personit sipas kontratës së sigurimit.

 

Siguruesi përgjegjës është i detyruar të trajtojë çdo kërkesë për dëmshpërblim brenda afateve të mëposhtme:

 

a) për dëme ndaj personit brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim;

 

b) për dëme ndaj pronës brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim

 

A KEMI DETYRIM PËR TA MBAJTUR GJITHMONË ME VETE POLICËN E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM?

 

Pronari/përdoruesi i mjetit të transportit gjatë përdorimit të tij është i detyruar të mbajë me vete policën e sigurimit ose ndonjë provë tjetër të lidhjes së kontratës së sigurimit të detyrueshëm, si dhe Raportin Europian të Aksidenteve.

 

LEXO EDHE:  Kur ke KASKO, nuk paguan kurrë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat