13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreAksidentet në verë, dëmshpërblimet rriten me 44%! Janar-korrik, 23 milionë dollarë nga...

Aksidentet në verë, dëmshpërblimet rriten me 44%! Janar-korrik, 23 milionë dollarë nga dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit

Numri i lartë i aksidenteve të shënuara përgjatë këtij viti është reflektuar edhe në treguesit e kompanive të sigurimit duke rritur ndjeshëm totalin e dëmshpërblimeve të paguara nga kompanitë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton se gjatë periudhës janar-korrik 2021, dëmet e paguara bruto në portofolin e sigurimit motorrik kapën vlerën 2,3 miliardë lekëve, afërisht 23 milionë dollarë, duke pësuar një rritje me rreth 44.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe: Frikë të dalësh në rrugë! Siguroni makinën dhe shijoni udhëtimin

Ndërkaq rritje duket se ka shënuar vetëm segmenti i sigurimeve motorrike, duke parë se totali i dëmeve të paguara nga kompanitë është në rënie krahasuar me një vit më parë.

Sa për tregun në total, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik 2021 kapën vlerën 10,9 miliardë lekë, ose 18.62% më shumë se në periudhën janar-korrik 2020.

Gjatë periudhës janar-korrik 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 601,474 me një rritje prej 14.71% krahasuar me periudhën janar-korrik 2020.

Lexo edhe: Gjeografia e Sigurimeve 2020, sipas prefekturave

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat