17.5 C
Tirana
Saturday, April 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet, 800 më shumë në 2024/ Rritet numri i të dëmtuarve në...

Aksidentet, 800 më shumë në 2024/ Rritet numri i të dëmtuarve në rrugë

Numri i aksidenteve rrugore me makina, motorë biçikleta dhe monopate gjatë vitit që lamë pas ishte afro 800 më shumë se një vit më parë.

Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencave automjetet e të cilës janë të para që mbërrijnë në vendngjarje thotë predominojnë aksidentet me makina dhe motorë, por janë rritur edhe ato me monopate.

4015 aksidente në total në 2023, ndërsa 4813 aksidente në vitin 2024, pra 798 më shumë”, shprehet për Top Channel Skënder Brataj.

Shpejtësia e lartë dhe parakalimet e gabuara kryesisht nga të rinjtë janë shkaku kryesor i aksidenteve me makinë.

Invalidizimi i të rinjve do të thotë kosto të lartë që do të thotë gati për një periudhë 50 vjeçare do të duhet të asistohen si nga familja dhe shoqëria”, shton Brataj.

Brataj thekson se duhen përmirësime ne infrastrukture me sinjalistikë, por edhe në kodin rrugor sidomos për personat që pajisen për herë të pare me patentë.

Ka rreth rrotullime pa ndriçim në autostrada. Nuk duhet lejuar për 1 apo dy vjet  përdorimi i makinave me cilindrate të lartë për të rinjtë”.

Përdorimi i automjeteve nën efektin e substancave narkotike nga të rinjtë sa vjen e rritet dhe sugjerohet heqja leja e drejtimit deri në një moment të dytë.

Edhe ditët e para të 2025-ës kanë nisur me disa aksidente rrugore ku nuk kanë munguar as viktimat.

LEXO EDHEÇfarë ndodh nëse përfshihemi në aksident dhe nuk kemi Sigurimin TPL? Cilat janë limitet e përgjegjësisë? Po KASKO çfarë mbulon?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat