Një 37-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Kuçovë-Belsh.
Viktima ishte në një makinë me shoferin, një 22-vjeçar dhe një pasagjer tjetër, 14 vjeç.
Makina u përplas me mbrojtësen metalike të rrugës. Për pasojë dëmtimet ishte të rënda për 37-vjeçarin, i cili humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Shoferi 22-vjeçar, u dërgua në spital dhe rezultoi pa probleme. Për këtë arsye ai është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Po ashtu edhe pasagjeri tjetër, 14-vjeçari, është larguar për në banesë pasi nuk ka probleme.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i makinës.