Të paktën 10 persona u vranë dhe 39 të tjerë u plagosën në Turqinë jugore kur një autobus ndërqytetës u përplas me tre automjete të tjera në një autostradë qendrore, tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.
Autobusi, i cili po udhëtonte nga Diyarbakır për në Stamboll, u përplas me një kamion dhe dy automjete të tjera në rajonin Tarsus, pranë qytetit Mersin, tha ministri në një postim në X.
Autoritetet ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.