12.5 C
Tirana
Thursday, November 27, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAksident tragjik hekurudhor në Kinë: Cilët janë siguracionet që duhet të njohim...

Aksident tragjik hekurudhor në Kinë: Cilët janë siguracionet që duhet të njohim në një rast të tillë

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën në Yunnan të Kinës, pasi një tren me pajisje monitorimi sizmik u përplas me një grup punëtorësh që ndodheshin pa leje në shina.

Autoritetet hekurudhore aktivizuan menjëherë planin e emergjencës, bashkëpunuan me strukturat lokale të shpëtimit dhe nisën hetimin për shkaqet e ngjarjes.

Kjo tragjedi na shtyn të ngremë pyetje se po të ndodhte një situatë e tillë në Shqipëri, cilët lloj siguracionesh do të duhet të njohin qytetarët?

Cilët siguracione aktivizohen për të mbrojtur jetën, përgjegjësinë dhe pasurinë në aksidente hekurudhore të kësaj natyre?

Së pari, sigurimi i përgjegjësisë civile të operatorit hekurudhor

Ky siguracion mbulon dëmet ndaj udhëtarëve, punonjësve dhe palëve të treta kur aksidenti ndodh për faj ose përgjegjësi të operatorit.

Së dyti, sigurimi i udhëtarit (aksident personal)

Ky siguracion garanton kompensim për vdekje, invaliditet apo dëmtime fizike që i ndodhin udhëtarit gjatë udhëtimit me tren.

Së treti, sigurimi i aksidenteve në punë për punonjësit hekurudhorë

Ky siguracion dëmshpërblen punonjësit për aksidente gjatë kryerjes së detyrës, duke mbuluar vdekje, dëmtime dhe trajtim mjekësor.

Së katërti, sigurimi i pronës dhe infrastrukturës hekurudhore

Ky siguracion mbulon dëmtimet e shkaktuara në shina, trena, ura, tunele dhe pajisje teknike gjatë një aksidenti, mund dhe duhet bërë nga autoriteti hekurudhor

Së pesti, sigurimi i ndërprerjes së aktivitetit

Ky siguracion kompenson operatorin për humbjet financiare që vijnë nga bllokimi i qarkullimit hekurudhor pas aksidentit.

Së gjashti, sigurimi i mallit gjatë transportit (Cargo Insurance)

Ky siguracion mbron mallrat e ngarkuara ndaj dëmtimit, humbjes ose prishjes gjatë aksidentit hekurudhor.

Këto do të ishin siguracionet që do të ulnin pasojat financiare të ngjarjeve të rënda dhe që do të siguronin mbrojtje të menjëhershme për njerëzit dhe bizneset e prekura.

Sa më mirë të kuptohen këto mekanizma, aq më i fortë dhe i mbrojtur bëhet gjithë zinxhiri i transportit hekurudhor.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat