14.5 C
Tirana
Monday, December 15, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident rrugor në Maqellarë-Peshkopi: dy automjete përplasen me njera-tjetrën. Siguracionet që aktivizohen,...

Aksident rrugor në Maqellarë-Peshkopi: dy automjete përplasen me njera-tjetrën. Siguracionet që aktivizohen, nëse i kanë

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja raportohen paraprakisht edhe lëndime, që urojmë fort të mos jenë të rënda.

Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmë mjekësore.

Aksidente të tilla do të duhet çdo herë të aktivizojnë një ndërgjegjësim të këtillë: Cilat siguracion aktivizohen nëse të përfshirët në aksident i kanë? Si mund të mbulohen financiarisht të përfshirët? Në cilat raste?

Ky artikull adreson përpikërisht përgjigjet e këtyre pyetjeve:

Të parat që aktivizohen janë SIGURACIONET E DETYRUESHME, TPL

Sapo Policia të qartësojë dinamikën në vendngjarje dhe të caktojë fajësinë, TPL-ja e mjetit shkaktar do të aktivizohet për dëmet në palë të treta. Materiale dhe shëndetësore.

TPL-të e autoveturave mbulojnë deri në 750.000 euro dëme pasurore dhe jopasurore në palë të treta.

TPL-të mbulojnë edhe dëmtimet e pasagjerëve, me përjashtim të rasteve që rreshtohen në rregulloren e AMF.

Në rast se nga raporti policor fajësia do të gjykohet e përbashkët, ajo do të ndahej 50/50.

KASKO dhe MINIKASKO  

Siguracioni KASKO mbulon dëmet materiale edhe në mjetin shkaktar në rast përplasjeje me një objekt fiks ose të lëvizshëm.

Siguracioni KASKO do të mbulonte 90% të vlerës së dëmit total në mjetin shkaktar ndërsa dëmet e tjera do të mbuloheshin nëpërmjet TPL-së.

Mirëpo në rastin konkret, duke qenë se aksidenti ka ndodhur në një rrugë automobilistike mes dy mjetesh në lëvizje, edhe siguracioni MINIKASKO mund të zhdëmtonte dëmet materiale të mjetit shkaktar deri në 1 mln Lekë.

Ndërkaq TPL-ja e tij të mbulonte të gjitha dëmet ndaj të tretëve.

PO NËSE TË DY MJETET DO TË ISHIN NË BASHKËFAJËSI DHE TË DY ME MINIKASKO? 

Situatë e rrallë dhe rast interesant.

Në këtë rast shkaktari trajtohet me MINIKASKO (të cilën nuk mund ta ripërdorë përgjatë pjesës së mbetur të afatit të brendashkruar në kontratë sepse ofron 1 ngjarje në vit deri në 1 mln Lekë), ndërsa përfituesi, 50% e vlerës së dëmit trajtohet me TPL dhe 50% me MINIKASKO (pas kërkesës së përfituesit).

SHËNDETI I DREJTUESIT, siguracioni nga aksidentet personale ose një siguracion shëndeti, nëse i ka

Raportimet paraprake nuk flasin për dëme shëndetësore te drejtuesve të mjeteve.

Në rast se drejtuesi i mjetit shkaktar, i cili mbetet i pambuluar deri më tani nga siguracionet e listuara më sipër, do të kishte një siguracion shëndeti, dëmet në shëndetin e tij nga ky aksident do të merreshin po ashtu përsipër nga kompania siguruese.

Sigurimi nga aksidentet personale mbulon deri në 200 mijë Lekë shpenzime mjekësore në rast dëmtimi dhe deri në 24 paga mujore dëmshpërblim në rast të humbjes së jetës.

AUTOSOS 

Të dy makinat e dëmtuara duken qartë nga pamjet fotografike që nuk mund të lëvizin për t’u drejtuar vetiu qendrave të riparimeve mekanike.

Në këtë pikë, AUTOSOS, për secilën syresh nga makinat e përfshira, përmes shërbimit karroatrec do të ishin nevojtarë.

Për vetëm 2 mijë Lekë në rast se TPL do të ishte SIGAL dhe me mbulim deri në 10 mijë Lekë mbulim për ngjarje, makinat e dëmtuara do të transportoheshin deri në autoservisin më të afërt.

TPL PLUS

Nëse hetimet e Policisë në vendngjarje zbulojnë se drejtuesi po drejtonte në gjendje të dehur, nën 0.5 mg/L, ose në rast se drejtuesi ka qenë duke drejtuar një mjet mbi fuqinë motorike të lejes së tij të drejtimit, dëmet materiale deri në 1 mln Lekë do të merren përsipër nga siguracioni TPL Plus nëse e ka një të tillë.

TPL, KASKO, MINIKASKO/KASKO, TPL PLUS, AUTOSOS dhe SIGURIMI NGA AKSIDENTET PERSONALE janë të gjitha produkte sigurimi që gjenden fare lehtësisht, një pjesë online në sigal.com.al dhe një pjesë në qendrat më të afërta fizike të SIGAL Insurance Group, që në rast se të përfshirët në këto aksidente do t’i kishin, do të bënin zero përgjegjësitë financiare të cilido, pavarësisht dëmeve shumëmilionëshe të aksidentit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat