19.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në Vlorë, makina e drejtuar nga 75-vjeçari nga Maqedonia e Veriut...

Aksident në Vlorë, makina e drejtuar nga 75-vjeçari nga Maqedonia e Veriut përplas dy fëmijë

Dy fëmijë kanë mbetur të lënduar ditën e sotme në qytetin e Vlorës pasi janë përplasur nga një makinë në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Sipas policisë, shtetasi P. S., 75 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar në rrugë dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

LEXO EDHE: Kujdes me shpejtësinë! Shtohen urgjencat nga traumat, 18 aksidente çdo ditë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat