14.5 C
Tirana
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiAksident në Unazën Jugore të qytetit të Fierit, siguracionet që aktivizohen nëse...

Aksident në Unazën Jugore të qytetit të Fierit, siguracionet që aktivizohen nëse drejtuesi i mjetit shkaktar i ka

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një automjet pasi ka humbur kontrollin ka goditur një mjet të parkuar.

Cilat janë tre siguracionet që duhet të njihni, të cilat në rast se drejtuesi i mjetit shkaktar i ka do të aktivizohen menjëherë, që kostoja materiale dhe shëndetësore e këtij aksidenti të mos rëndojë në ekonominë e tij vetjake?

TPL-ja e mjetit që humbi kontrollin

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta është siguracioni i detyrueshëm, i cili do të merrte përsipër dëmet ndaj palëve të treta, fizike ose shëndetësore, që automjeti që humbi kontrollin ka shkaktuar.

TPL-ja e mjetit shkaktar aktivizohet menjëherë.

Dëmet në palë të treta të identifikuara deri më tani janë ato në mjetin e parkuar tip furgon.

AKTIVIZOHET KASKO-ja, për dëmet e mjetit shkaktar

Nga forca goditëse, përveç furgonit të parkuar në buzë të rrugës, dëmtime ka pësuar edhe mjeti shkaktar.

Siguracioni KASKO, nëse drejtuesi i mjetit shkaktar do ta kishte, do të aktivizohej menjëherë në këtë rast.

Vlera e dëmeve materiale në automjetin e tij do të mbulohen nga siguracioni KASKO, nëse e ka.

SHËNDETI I DREJTUESIT, siguracioni nga aksidentet personale ose një siguracion shëndeti, nëse i ka

Raportimet paraprake flasin për dëme shëndetësore edhe te drejtuesi i mjetit që humbi kontrollin. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit në ecje i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në rast se drejtuesi i mjetit do të kishte një siguracion shëndeti, dëmet në shëndetin e tij nga ky aksident do të merreshin po ashtu përsipër nga kompania siguruese.

Në rast të sigurimit të humbjes së jetës, SIGAL IG ka një produkt enkas për humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit.

Kurse në rast dëmtimesh trupore, çdo produkt tjetër i sigurimit të shëndetit në SIGAL e mbulon këtë rast, por më së shumti, më konkretisht, gjegjësi është sigurimi nga aksidentet personale. 

TPL PLUS

Nëse hetimet e Policisë në vendngjarje zbulojnë se drejtuesi po drejtonte në gjendje të dehur, nën 0.5 mg/L, ose në rast se drejtuesi ka qenë duke drejtuar një mjet mbi fuqinë motorike të lejes së tij të drejtimit, dëmet materiale deri në 1 mln Lekë të shkaktuara nga ai në mjetin e parkuar të tipit fugon, do të merren përsipër nga siguracioni TPL Plus nëse e ka një të tillë.

TPL, TPL PLUS (në , KASKO dhe SIGURACIONI I SHËNDETIT/ose nga AKSIDENTET PERSONALE do të ishin siguracionet që do të aktivizoheshin në këtë rast.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat