Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin ‘Zhan D’Ark’ në afërsi të Shkozës.
Sipas asaj që raporton Klan News, mjeti i drejtuar nga Gëzim Marashi ka përplasur 76-vjeçarin Vlash Sokoli, i cili ka qenë me biçikletë duke kaluar rrugën.
Si pasojë e plagëve, i moshuari ka ndërruar jetë në vend.
LEXO EDHE: Rritje vit pas viti/ Shqipëria regjistron çdo ditë mesatarisht 11 aksidente rrugore